Vaksina ruse ka ngjallur jo pak debat në arenën ndërkombëtare, pasi ekspertët nuk besojnë në të qenit efektive dhe e sigurt për kurimin e COVID.
Po siç duket, kjo gjë nuk e ka trembur ish-ministrin i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka i cili përmes një postimi në Tëitter ka bërë me dije se e ka përdorur këtë vaksinë. Në postimin e tij ai ka theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.
“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, ka shkruar Lluka Prej ditës kur presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë kanë reaguar ekspertë dhe liderë nga e gjitha bota, të cilët e kanë parë një zhvillim të tillë me skepticizëm, qoftë për shkak të kohës, qoftë për shkak të mënyrës së prodhimit.

