Categories Lajme

Pòlicia vijon ‘spiunimin’ e çifteve, e pësojnë 3 biznesmenë, 2 prej tyre i mbyll aktivitetin

Pòlicia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP. Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Pòlicia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME