Categories Lajme, Politike

Ish-Ministri Tahiri jashtë vendit – Mali i Zi kthen përgjigje

Autoritetet përkatëse në Malin e Zi i kanë kthyer përgjigje letërporosisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për lëvizjet e ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vendin fqinj.

Burime brenda organit të akuzës thonë për “Panorama”, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur informacione për lëvizjet e ish-ministrit Tahiri në vendin fqinj në periudhat 2014-2016. Tahiri ka lëvizur disa herë në drejtim të Malit të Zi, por Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkonte të dinte më shumë për oraret, hyrje-daljet dhe automjetet apo mjetet e përdorura nga ish-ministri i Brendshëm. Mali i Zi ka konfirmuar edhe lëvizjen me skaf drejt këtij vendi.

Lëvizjet në Malin e Zi i ka konfirmuar edhe vetë ish-ministri, që vazhdon të jetë ende nën hetim për dosjen “Habilaj”, edhe pse Gjykata e Katanias pati pushuar hetimet ndaj tij. Në përgjigjen e ardhur nga ana e Malit të Zi, ka detaje edhe për personat që e shoqëronin Tahirin, megjithatë, nuk bëhet e ditur se si mund ta ndihmojë hetimin kjo letërporosi. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi zgjati edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, pret përgjigje edhe për një letërporosi tjetër në shtetin italian.

Kujtojmë se pas zgjatjes së hetimeve edhe me tre muaj, afati i tyre mbaron në muajin janar 2019. Nuk dihet nëse Prokuroria do t’i zgjasë edhe më tej hetimet për Tahirin apo do të vendosë të dërgojë dosjen për gjykim. Tashmë, hetimet janë fokusuar te lëvizjet me skaf të tij. Skafi rezulton nën pronësinë e një personi tjetër, i cili është marrë më parë në pyetje. Ish-ministri i Brendshëm vazhdon të jetë i lirë, ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë ndaj tij. Krimet e Rënda u përballën me një goditje të rëndë në maj të këtij viti, kur Apeli vendosi të lirojë Tahirin nga masa e arrestit të shtëpisë.

Ai, më parë, ishte vendosur në këtë masë nga Shkalla e Parë, në një kohë që organi i akuzës kërkonte burg pa afat. Apeli i Krimeve të Rënda ka vlerësuar se Tahiri nuk mund të largohet jashtë vendit. Gjykata e Apelit ka rrëzuar edhe argumentimin se ka rrezik që ai të përsërisë veprat penale, për të cilat hetohet nëse lihet i lirë, si edhe pretendimin e Prokurorisë se Tahiri mund të prishë provat duke qenë i lirë.

Gjykata e Apelit vendosi që të pranojë kërkesën e palës mbrojtëse, duke shfuqizuar vendimin e gjyqtares Baku, që e la në “arrest shtëpie” ish-ministrin Tahiri. Sipas Gjykatës, Tahiri nuk rrezikon të largohet, nuk mund të prishë provat e Prokurorisë dhe nuk mund të përsërisë të njëjtat vepra penale. Ndërkohë, Prokuroria, me këtë vendim, merr një goditje të rëndë, pasi kishte kërkuar në Apel vendosjen e masës së burgut pa afat për Tahirin. (Panorama)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME