Categories Sport

Ish-portieri i Juventusit: Për mua është thjesht një grip i zakonshëm!

“Coronavirusi? Për mua është si një grip”. Kështu është shprehur Stefano Tacconi, ish-portieri i Juventusit, i cili ka kërkuar rikthimin e skuadrave në fushën e lojës.

“Kur specialistët na thonë nëpër konferenca se ka pasur qindra vdekje në ditë, pse nuk tregojnë se sa nga ata e kanë humbur jetën nga coronavirusi. Nuk mund t’i futësh të gjitha viktimat në një thes, pa iu bërë autopsinë përkatëse mjekësore. Personalisht do të rifilloja të luaja, edhe me publik.

Situata me kampionatet? Tani për tani ka shumë konfuzion, shpresoj që Serie A dhe B, me 40 ekipe, të jenë më të menaxhueshme. Nga Serie C e poshtë ka shumë klube, që nuk mund të rifillojnë. Momenti aktual te Juve? Në këtë periudhë i kam riparë të gjitha ndeshjet, më kanë rrjedhur edhe disa lot. Trofetë e mi? I gjithë muzeu i Juves, përndryshe si e bënë atë? Për karakterin dhe personalitetin nuk shoh një tjetër si unë, pastaj më parë ishte edhe më e vështirë”, deklaroi ish-portieri për “Radio Sportiva”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME