Categories Lajme

Ishin kthyer në “makthin” e “21 Dhjetorit”, policia kap ‘mat skifterin’, si funksiononte grupi

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi përvetësonin mallrat e vjedhura.

Uniformat blu sqarojnë se personat e arrestuar ishin autorë të një sërë grabitjesh të sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor në një kompleks pallatesh, në zonën e “21 Dhjetorit”.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 2

Vihen në pranga tre shtetas për vjedhje dhe procedohen penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, pas denoncimit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit.

Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në magazinën e një rrobaqepësie.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME