Categories Politike

Deutsche Welle zbërthen projektin e Makron për integrimin e Ballkanit në BE

Fjala është për një qasje të re në procesin e anëtarësimit “objektivi final i të cilit do të jetë anëtarësimi i plotë dhe i pakufizuar” i shteteve kandidate në BE. Në dokumentin e punës që Franca e paraqet për diskutim riafirmohet “mbështetja pa ekuivoke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre”, shkruhet në dokumentin francez.

“Anëtarësimi faktik” i këtyre shteteve “sapo të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe të jetë bërë më efikas dhe i aftë të reagojë më mirë për shtetet e tij anëtarë dhe shtetet kandidate do ta bëjë Evropën më sovrane dhe më të bashkuar”, theksohet më tej në hyrje të dokumentit francez për zgjerimin e BE.

Katër parimet e një qasjeje të re

Sipas Francës, “transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale, të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në shtetet kandidate mbeten të pamjaftueshme.”

Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: “në asociimin gradual; në kushte të rrepta; në përfitime të prekshme; në mundësinë e kthimit pas.”

Përsa i përket pikës së parë, Franca kërkon që negociatat të organizohen “në blloqe të politikave, në të cilat do të përfshihen gradualisht shtetet kandidate”.

Kushtet e rrepta “duhet të mundësojnë në plan afatgjatë në mënyrë efektive konvergjencën me normat evropiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe konvergjencën ekonomike dhe sociale.”

Përfitime konkrete për kandidatët gjatë procesit të anëtarësimit do të thotë që të rritet “mbështetja financiare”. Këto përfitime aktualisht mungojnë, konstaton Franca, gjë që ndikon në mosfrenimin e lëvizjeve migratore.

Ky vend kërkon më tej që BE të ketë mundësinë të tërhiqet nga ky proces, “për të siguruar besueshmërinë dhe atraktivitetin” e procesit.

Emmanuel Macron para flamurit të BE

Me bërjen “më graduale të procesit të anëtarësimit”, Franca kupton që “të mos hapen më njëkohësisht një numër i madh kapitujsh tematikë”, por të ketë “disa faza pasuese, që të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, e cila mban parasysh tiparet specifike të secilit kandidat”. Për të kaluar në fazën pasuese, shtetet duhet “të respektojnë në mënyrë efikase kritere precize”; “radha e fazave graduale duhet të garantojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së shteteve kandidate për të marrë pjesë në një politikë, përfitimeve që priten nga këto shtete nga pjesëmarrja në një politikë, dhe nevojës për të ruajtur integritetin e Unionit dhe të politikave të tij.”

Përsa u përket “kushteve të rrepta”, Franca kërkon në thelb adaptimin e “indikatorëve të verifikueshëm thjesht dhe objektivisht” për matjen e kritereve. Përsa u përket “përfitimeve të prekshme”, pala franceze propozon në dokumentin e punës që të shqyrtohet krahas pjesëmarrjes graduale në politikat e BE “shtimi i mbështetjes financiare”. Për këtë mund të “zgjerohet në vëllim instrumenti i paranëtarësimit”, por që të konsiderohet edhe mundësia që shtetet kandidate të marrin pjesë “të fondeve strukturore që do t’u takonin po të ishin anëtare të BE, bazuar kjo në një rritje graduale në përputhje me fazat që kanë përfunduar dhe reformat.”

Kontrolli i fortë politik

Me futjen e parimit të mundësisë “për t’u kthyer pas”, Franca kërkon që në përputhje me shkallën e  dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat, të shqyrtohet mundësia që nga “suspendimi i përfitimeve të dhëna, te një hap pas në proces ose madje një suspendim i përgjithshëm, po të shkelen vlerat bazë të Bashkimit Evropian.”

Në pikën e “kontrollit më të fortë politik” Franca kërkon që të niset “një reflektim për një artikulim më të mirë midis Procesit të Berlinit, takimeve të nivelit të lartë dhe takimeve të nivelit të lartë BE- Ballkan”. Në këtë kuadër “mund të mbahet një takim vjetor i Këshillit Evropian me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët”.

Franca i kërkon Këshillit Evropian që t’i kërkojë Komisionit të formulojë mbi bazën e ideve franceze, para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020, “propozime për metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe të shteteve anëtare)”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME