Categories Lajme

Ishin kthyer në makthin e italianëve, kush janë dy shqiptarët “skiftera” të vilave luksoze?

Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë Edison Pula dhe Imer Masha të moshës 30 dhe 28 vjeç të cilët janë arrestuar së fundmi nga policia italiane pasi akuzohen për vjedhje. Ata lanë banesën ku ishin fshehur në Carbonera, për të bërë pazar në Silea. Gjithmonë të vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tyre ata kishin arritur prej muajsh t’i shpëtonin policisë që po i kërkonte, por nuk e kishin menduar se do kapeshin teksa bënin pazar. Edison Pula ishte i arratisur pasi akuzohej për pesëdhjetë vjedhje të kryera në Trentino, ndërsa shqiptari tjetër ishte dëbuar tashmë nga Italia.

Mediat italiane raportojnë se se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në serinë e sulmeve të ndodhura në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano Veneto-s. Në veçanti ata akuzohen për grabitjen e një vile, më 14 nëntorin e kaluar, e cila është në pronësinë e naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç.

30-vjeçari Edison Pula është i akuzuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj komisariatit të policisë por edhe për grabitje, trafik droge dhe posedim të lëndës plasëse në Itali dhe ka kryer rreth pesëdhjetë vjedhje banesash në zonën e Trentino-s, për të cilat ishte dënuar dhe për të cilat ishte në pritje të një urdhri arresti ndaj tij. Ndërkohë 28-vjeçari shqiptar Marash Imeri që e shoqëronte ishte i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si masë alternative e paraburgimit për krime kundër pronës, por ishte arrestuar edhe për hyrje të paligjshme në territorin italian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME