Një person ka rënë nga lartësia në Tiranë, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në rrugën “Hoxha Tasim”. Policia njofton se shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë: Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
