Një lajm i hidhur për kinematografinë turke. Ka ndërruar jetë papritur aktori Haldun Boysan, i njohur për tituj të shumtë serialesh. Aktorin e kemi parë në serialin “Hercai” në rolin e Hashmetit. Ishte atëherë kur Rejan vendosi ta takonte për ta ndihmuar se si mund t’i jepte fund gjithë situatës. Dhe ai i tha se e gjitha mund të përfundojë vetëm nëse ajo martohet me Miranin.
Aktori ishte duke xhiruar në serialin e ri të ATV “Maria dhe Mustafai”, kur ka pësuar një atak kardiak. Ai humbi jetën në moshën 62-vjeçare. Serialet ku ka luajtur, të cilat janë transmetuar në Shqipëri janë edhe “Xhanan” dhe “Lugina e Ujqërve”.

