Categories Covid-19, Lajme

Ishte i pari britanik që u infektua nga Covid, bëri gjithçka për të mësuar detaje në Kinë, shuhet papritur i riu

Ai u bë i pari britanik që dihej se është infektuar nga koronavirusi. Connor Reed bëri shumë që të zbardhte të dhëna për sëmundjen misterioze që sapo kishte nisur të shfaqej. Ai jepte mësim anglisht në qytetin e Wuhan-it, epiqendrën e sëmundjes vdekjeprurëse. Për më shumë se 24 ditë vuajti nga kjo sëmundje e panjohur. Vetëm më pas nisi që të çlirohej nga simptomat e rënda. Për 16 javët në vazhdim u detyrua të izolohej në apartamentin e tij në Wuhan. Pasi ky qytet u çlirua nga izolimi, ai u kthye në Britani. Por të enjten e kësaj jave ai gjet i vdekur në dhomën e tij në një nga konviktet e Universitetit Bangor në Uells. Sipas Daily Mail, vdekja e 26-vjeçarit është e mbuluar me mister. Familja e tij kërkon me dëshpërim që të mësojë se përse ndërroi jetë djali i tyre. Thuajse një vit pasi u sëmur nga virusi i ri, ai ishte në formë dhe po e pëlqente faktin se ishte sërish në auditor.

Ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dëshpërimi, edhe pse policia raste të tilla të vdekjeve të papritura ka tendencë t’i cilësojë si ve tëvrasje. Ai nuk merrte drogë dhe asnjë substancë të dëmshme. Fillimisht u tha se ishte shembur nga karrigia dhe kishte goditur kokën. Por ky version u hodh poshtë. Shokët e gjetën të pajetë, ndërkohë që një autopsi e dytë do të kryhet për të zbuluar më tej shkaqet e kësaj vdekje. Prindërit thonë se do të duhen 12 javë përpara se të marrin një tjetër përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME