Categories Lajme

“Jemi në zero, shumë keq”, tregtarët e Vlorës ulin në shumicë qepenat: Mbahem me pensionin e vjehrrës

Pandemia ka dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e shpenzimeve të qytetarëve në të gjithë vendin. Në tregun e konfeksioneve të qytetit të Vlorës rënia e shitjeve është drastike teksa ka sjell mbylljen e një numri dyqanesh.

Tregtarët e Vlorës  thonë se janë duke u përballur me uljet më të mëdha të shënuara ndonjëherë dhe se kjo po i çon drejt falimentit. Ata shtojnë se me gjithë situatën nuk kanë pasur asnjë mbështetje financiare nga shteti, taksat e bashkisë i kemi paguar të gjitha, edhe pse është e dukshme që tregu qëndron bosh.

Lidhur me efektet e pandemisë më herët edhe dhoma e tregëtisë Vlorë ka deklaruar se janë qindra subjekte biznesi të pakicës që kanë ulur qepenin për shkak të falimentit.

Gazetarja e Fax news Afrovita Hysaj ka pyetur disa prej tregtarëve, të cilët thonë se çmimet janë ulur, dhe sërish nuk ka pasur lëvizje të qytetarëve, ndërkohë që shtojnë se nuk çojnë asgjë në familjet e tyre.

“Shumë keq, dobët fare, nuk ka shitje. Siç erdha do iki për në shtëpi, ka rënë shumë fare. Po mos të kem pensionin e vjehrrës shumë keq, unë sot për be nuk shita asnjë gjë. Taksat i paguajmë të gjitha, kemi paguar dhe për ditët që kemi qenë pushim, i kemi paguar të gjitha, nuk kemi marrë asnjë lloj mbështetje fare, as pagë lufte, asgjë”, shprehet një prej tregtareve. “Ç’a mbështetje thua, ne jemi të vdêkur”, shprehet një tjetër qytetar.

Gazetarja Hysaj shprehet se në tregun e fruta-perimeve, situata duket të jetë më e mirë, pasi pavarësisht krizës ekonomike, qytetarët janë të detyruar që të blejnë ushqimet bazë, ndërsa për veshje dhe orendi shtëpiake një pjesë e mirë e tyre tregohen më dorështrënguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME