Categories Lajme

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 49-vjeçari në Madrid (EMRI)

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e sotme në Madrid, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ismail Zeneli, alias Luan Sadria, akuzohet nga GJKKO për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Tashmë, Interpol Tirana po vijon punën për ekstradimin e Zenelit drejt Shqipërisë. Emri i Zenelit doli edhe në përgjimet e Sky Ecc, ku u kap edhe ish-drejtori i policisë Erzen Breçani. Këto përgjime nxorën edhe emrin e djalit të Breçanit që bashkëpunonte me Ervin Matën, të dy në kërkim nga GJKKO.

Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit ,Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.

Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME