Categories Lajme

“Ishte në tokë me litar në qafë”/ Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, 20-vjeçari tregon si e kryen krimin (Detaje)

Ditën e djeshme në ishullin Rodos të Greqisë u zhvillua gjyqi për vrasjen e biznesmenit shqiptar Zhani Topalli, nga një shtetas grek në bashkëpunim me djali ne tij.

Baba e bir kanë dëshmuar para togave të zeza versionin e tyre se si u vra Topalli, ndërsa të dy u lanë në burg nën akuzën vrasje me dashje në bashkëpunim.

Djali 20-vjeçar i biznesmenit ka treguar versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri mes babait të tij dhe shqiptarit. Ai tha se në momentin që po zhvillohej sherri mes tyre, ka parë të atin dhe 46-vjeçarin në tokë.

Ai është afruar dhe ka parë që 46-vjeçari ishte në kurriz, nuk lëvizte dhe ka vënë re se në qafë kishte një litar të errët. I ati tregoi se i vendosi litarin në fyt shqiptarit për ta neutralizuar dhe ai ra pa ndjenja në tokë, duke goditur kokën në gur.

Kur larguan makinën e viktimës dhe trupin e 46-vjeçarit, i riu tregoi se e pyeti babanë nëse do të shkonin në spital dhe ai nuk u përgjigj.

Në momentin që i ati e zbriti nga mjeti pranë vendit ku kishte hedhur trupin e pajetë të shqiptarit, ai tha se shkoi për të parë se çfarë po bënte dhe pa makinën bosh, me çarçafin e përgjakur, e më pas babain e tij poshtë në një kanal dhe 46-vjeçarin e shtrirë me fytyrë përtokë.

Nga ana tjetër, biznesmeni grek tregoi se mbrëmjen e 29 gushtit shqiptari kishte shkuar i dehur në hotel dhe kishte dhunuar djalin e tij. Sipas 53-vjeçarit më pas ishte përleshur fizikisht me biznesmenin e ndërtimit dhe në një moment kishte marrë litarin në mjetin e tij për ta neutralizuar. Ai tha se në një moment 46-vjeçari nuk po reagonte dhe e liroi, duke rënë në tokë i pavetëdijshëm. Sipas tij shqiptari goditi kokën në gurët në tokë dhe humbi jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME