Categories Lajme

Ishte shpallur në kërkim, Kapet 33-vjeçari, fshihej në lokalin e marrë me qira

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për p lagosje. Sipas policisë 33-vjeçari me iniciale G.P. është dënuar në vitin 2016 për “P lagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën p enale “V jedhja e kryer në bashkëpunim”.

Policia ka marrë informacione se ky person fshihej në lokalin që kishte marrë me qira në lagjen nr. 14, Durrës. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një  a rmë z jarri pi stoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Pranvera”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Fshihej në lokalin e marë me qira, pasi ishte shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në lokal iu gjetën dhe u sekuestruan 1 a rmë zj arri dhe m unicion l uftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira, në lagjen nr.14, Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pranvera”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “V jedhja e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi G. P. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se ky shtetas fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira nga në lagjen nr. 14, Durrës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. P.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME