Categories Sport

Ishte tek Kosova | Sylvinho pritet ta ftojë super talentin në ndeshjet e muajit shtator

Dikur nevojitej një punë e lodhshme për të gjetur lojtarë cilësorë dhe për t’i bindur më pas të vishnin fanellën kuqezi. Por sot situata ka ndryshuar. Talentet shqiptare nuk e kanë të vështirë t’i thonë “po” Shqipërisë dhe për të pasuruar ekipin A mjafton të kthesh kokën nga Kombëtarja U21.

Silvinjos nuk i duhet të shkojë larg për të shtuar cilësinë në skuadër, teksa Shpresat e Alban Bushit janë gati në çdo moment për të furnizuar ekipin e tyre.

“Sport Ekspres” mëson se trajneri brazilian ka piketuar lojtarin e Shqipërisë U21, që mund të jetë i dobishëm për kuqezinjtë në ndeshjet e muajt shtator. Silvinjo ka bërë gati ftesën për Adrion Pajazitin për dy ndeshjet thelbësore të Shqipërisë, ato kundër Polonisë dhe Çekisë. 20-vjeçari është profili i duhur për lojën e Silvinjos. Pasimet e sakta, goditjet, kontrolli i topit dhe inteligjenca e imagjinata në fushë përmbushin kërkesat e trajnerit brazilian për vizionin e tij të lojës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME