Categories Lajme

Itali, 24 të arrestuar dhe 5 mln euro pasuri të sekuestruara, ndërmjet tyre një shqiptar

Mëngjesin e sotëm, dhjetëra forca policore italiane të mbështetura edhe nga helikopter kanë ekzekutuar urdhër arreste ndaj 24 personave, nga të cilët 22 me burg në kuadër të operacionit “Cocktail”.

Të arrestuarit janë kryesisht nga Cerignola, por ka edhe një shqiptar banues në atë komunë.

Operacioni i sotëm lidhet me trafikun e drogës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Hetimi është zhvilluar me aktivitete të shumta teknike, më shumë se 50, duke përfshirë përgjimet telefonike, por edhe nëpërmjet shërbimeve të vëzhgimit, kontrollit dhe me ndihmën e pajisjeve teknike të fundit, si kamerat video dhe sistemet GPS.

Po ashtu janë sekuestruar sasi droge, hashash, kokainë dhe marihuanë, mbi 23 kg, 1.200.000 euro cash, 3 pistoleta, rreth 200 municione, 8 JEEP Renegade dhe 3 FIAT 500 X të vjedhura nga Melfi.

U urdhërua gjithashtu konfiskimi i pasurive financiare, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe përmbledhjet e shoqërisë, për një vlerë mbi 5 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME