Categories Lajme

Itali/ Arrestohet në aeroport shqiptari, si tentoi të udhëtonte drejt Anglisë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili do të nisej nga aeroporti i Pescara drejt Londrës me dokumente false. Gjatë kontrollit të dokumenteve të pasagjerëve, në kartën e identitetit të të riut lindur në vitin 1985 në Foggia, rezultoi diçka e dyshimtë. Në momentin kur kontrollorët nisën që ta pyesnin lidhur me udhëtimin, shqiptari ngriti dyshime.

Karta e identitetit e shqiptarit iu nënshtrua verifikimeve me pajisjet e pranishme në aeroport, ku u zbulua se ishte dokument fals. Më pas, nga kontrolli në bagazhet e tij u gjet edhe pasaporta e tij shqiptare me identitetin e vërtetë. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se shqiptari kishte hyrë në Itali me pasaportën e tij shqiptare dhe më tej kishte siguruar dokumentin italian të falsifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME