Categories Lajme

Itali: Goditet banda shqiptare, Vidhnin rroba në qendra tregtare dhe i sillnin në Shqipëri

Dy gra dhe tre burra të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar së fundmi pasi ishin përgjegjës për dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Banda çdo herë që vinte nga Shqipëria merrte makina me qira, kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas kthehej në vendin e tyre. Mall i sekuestruar nga autoritetet italiane kap një vlerë prej rreth 8 mijë euro. Sipas mediave italiane të pestët u arrestuan teksa ishin duke kryer një vjedhje në qendrën tregtare l’Adriatico 2 në Portogruaro.

Hetimet nisën për vjedhjet e shumta në një qendër tregtare, Hetimet nisën në muajin shtator pas denoncimit të avokatit të zinxhirit H&M por edhe pas një sërë vjedhjesh veshjesh në dyqanin Gran Fiume (Pordenone). Prokuroria Publike e Pordenones ka nisur një hetim të gjërë duke kryer edhe analiza të përgjimeve të celularëve, të cilët identifikuan bandën

Metoda, Vetëm midis shtatorit dhe dhjetorit dhe vetëm në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda do të kishte kryer të paktën 14 vjedhje. Sipas policisë dy femrat hynin në dyqane, hiqnin rrobat nga varëset e tyre, i fshihnin mes rafteve ku i gjenin burrat shqiptarë. Pas kësaj burrat i fshihnin në karrocat e pazarit të pajisur me anti pajisjet e vjedhjes. Njeriu i tretë shërbeu si roje jashtë. Banda ka kryer disa vjedhje gjatë një dite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME