Categories Lajme

Skandali nuk kursen askënd, publikohet rroga e Edi Ramës, Ilir Metës etj

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për publikimin e disa të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë. Në rrjetin social “WhatsApp” po qarkullon me shpejtësi një listë me kartat e identitetit dhe pagën e mijëra qytetarëve shqiptarë, që punojnë në sektorin publik dhe atë privat. Në total janë bërë publike të dhënat për 637 mijë punonjës.

Publikimi i këtyre të dhënave të ndaluara nuk ka kursyer as kryeministrin Rama, kreun e SPAK Arben Kraja dhe agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Shërbim që në fakt garanton sigurinë e qytetarëve shqiptarë, shkruan newsbomb.al. Edhe rroga e Presidentit Meta është mes këtyre të dhënave.

Nga ato që publikojnë mediat, më dokumentin që i përket muajit janar 2021, presidenti Meta ka një rrogë prej 257 mijë lekësh, ndërsa kryeministri Rama paguhet me 228 mijë lekë. Ndihmësit e këtij të fundit kanë pagë mbi 150 mijë lekë. Kreu i SPAK Arben Kraja merr sipas të dhënave të deklaruara në shtet 590 mijë lekë në muaj, kurse kryeprokurori Olsian Çela paguhet 320 mijë lekë në muaj.

Në Shqipëri, rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME