Categories Lajme

Itali/ Kujtohen viktimat e tërmetit në Amatrice, mes 300 viktimave edhe një shqiptar

Italia ka kujtuar sot tragjedinë e tërmetit të ndodhur në 24 gusht të 2016-s që  shkaktoi rreth 300 viktima  në rajonin e Lazios e Marche. Tërmeti  6.1 ballë  goditi Italinë Qëndrore dhe shëndrroi në gërmadha qytezën antike Amatrice e disa komuna pranë saj, Accumoli, Arquata del Tronto, Pecara del Tronto e Norcia.

Mes viktimave është dhe shqiptari Erjon Toro,  baba i dy vogëlusheve që në atë kohë ishin vetëm  5 e 3 vjec. Prej disa vitesh familja shqiptare jetonte në komunën e Amatrices dhe gjatë tërmetit mbetën të plagosur bashkëshortja e dy vajzat.

“Për respekt të kujtimit të viktimave e të familjarëve të tyre  sot në këtë ditë të trishtë kërkojmë të qëndrojmë mes nesh, pa telekamera e praninë e personave jashtë komunitetit tonë. Jemi 364 ditë të vitit në dispozicion të tyre e sot kërkojmë të qëndrojmë vetëm” , tha kryetari i bashkisë së  Amatrices Antonio Fontanella.

Sipas mediave italiane, në kishën Shën Agostino u mbajt gjatë natës ceremonia e leximit të emrave të viktimave të shoqëruar me tingullin e këmbanave. Në rrugën qëndrore te qytezës qytetarët  kanë mbajtur një manifesti të heshtur me pishtarë, qirinj e fotografi të viktimave në duar.

U bënë 3 vite nga termeti dhe  80 vepra publike si  shkolla,  spitale, kisha, rrugë, bashki etj janë  në fazë rindertimi me vlerë mbi 130 milionë euro. Në Amatrice pothuajse ka përfunduar procesi i heqjes së gërmadhave e ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të parë privat  të banesave të reja.

Dioqeza e Rietit po punon për rindërtimin e 70 kishave të shkatërruara, ndërsa autoritetet gjyqësore kanë hapur disa proces hetimore mbi shëmbjen e disa ndërtesave të rindërtuara gjatë viteve të fundit  e që nuk kanë respektuar parametrat antisizmikë. Sipas Dëmi material që shkaktoi  tërmeti  llogaritet të jetë mbi 23 miliardë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME