Categories Lajme

Itali, pas 19 ditësh në det, përfundon odisea e ‘Open Arms’. Emigrantët zbarkojnë në Lampedusa

Pak para mesnatës së së martës, anija e OJQ-së Spanjolle ‘Pro Activa’ u lejua të futej në portin e Lampedusa, duke zbarkuar rreth 80 migrantë.

Zbarkimi dhe evakuimi i menjëhershëm i migrantëve në bord u urdhërua nga prokuroria e Agrigento-s pasi nga ana e saj u kryen disa inspektime së bashku me mjekë dhe drejtues të portit.

Prokuroria e Agrigento-s ka hapur një dosje hetimore kundër personave që penguan akostimin e anijes me emigrantë me akuzën e mosveprimit dhe refuzim të detyrave zyrtare.

Para urdhrit të zbarkimit, nga porti i Kadiz-it në Spanjë, anija ushtarake spanjolle “Andaz”, ishte e gatshme të nisej për në Lampedusa për të rikuperuar migrantët dhe për t’i transportuar ata për në Mallorca.

Emigrantët e zbritur në territorin italian, sipas Traktatit të Dublinit, duhet të regjistrohen në Itali.

Pas pezullimit të ndalimit të hyrjes së anijes spanjolle ‘Pro Activa’ nga ana e prokuroria e Agrigento-s, ish Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini kishte njoftuar se do ta apelonte vendimin në Këshillin e Shtetit dhe Gjykatën administrative, por duket se kriza qeveritare dhe dorëheqja e Kryeministrit Conte i ka lehtësuar gjërat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME