Categories Lajme

Itali, PD mocion mosbesimi për Salvinin

Partia Demokratike në Itali pritet të propozojë një mocion mosbesimi kundër ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini. Qëndrimi u bë i ditur të mërkurën kur Salvini refuzoi t’i përgjigjej interpelancës së thirrur në lidhje me akuzat se partia e tij, Lidhja, ka marrë financime nga Rusia.

Zëvendëskryeministri italian caktoi eprorin, Xhuzepe Konte, që t’i adresohej parlamentit, por aleatët e qeverisë nga “Lëvizja 5 Yjet” nuk e pritën mirë, dhe u larguan në shenjë proteste përpara se ai të merrte fjalën. Ky i fundit deklaroi se kishte besim të plotë te ministri i vet dhe se qeveria nuk është e ndërvarur nga Rusia.

Conte: “Politika jonë e jashtme nuk kushtëzohet nga raportet që forca individuale politike kultivojnë në nivel dy- ose shumëpalësh me aktorë të jashtëm. Ndërsa pozicioni ynë rreth Rusisë, në veçanti, lidhet me interesat kombëtarë, duke marrë parasysh edhe anëtarësinë tonë në NATO dhe Bashkimin Europian.”

Skandali për financimet ruse u raportua nga mediet vendëse rreth 2 javë më parë.

Gazetarët zbuluan se zyrtarë të partisë “Lidhja” kishin biseduar me persona të paidentifikuar në Moskë që operatori italian i energjisë të furnizohej me rreth 58 milionë euro naftë me çmim të ulët nga një kompani ruse, dhe diferenca do i shkonte financave të partisë.

Kontaktet mendohet se u vendosën nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Salvinit, Xhanluka Savoini.

Vetë ministri i Brendshëm i ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa për çështjen ka nisur një hetim zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME