Categories Lajme

Shpërthen transformatori në autostradën Tiranë-Durrës, ja si ndodhi

Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve nga shpërthimi në transformatorin e tensionit të lartë në kilometrin e dytë të Autostradës Tiranë-Durrës.

Punonjësi i plagosur ndërroi jetë në spital. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe 2 punonjës të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në afërsi të një objekti në rekonstruksion. Te plagosurit janë punonjës të firmës që punonin aty ku ndodhi shpërthimi.

Në vendngjarje mbërritën 5 ambulanca.

 “Transformatori  elektrik shpërtheu si pasojë e një shkëndije  elektrike. Nga shpërthimi mbetën të dëmtuar 3 punonjësit e këtij objekti  shtetasit me iniciale GJ. S., S. Ç., dhe F. Ç., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore,”-raporton policia.

Incidenti ndodhi për shkak të punimeve në një kompani.

“Dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë dhe mbeti për disa minuta i stakuar NST Kashar,”-njofton OSHEE. Defekti la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zonën e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit. OSHEE furnizoi stacionin me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura. Aktualisht është stakuar për masë vetëm fideri që furnizon me energji zonën pranë kompanisë ku ndodhi shpërthimi, informon OSHEE Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME