Categories Lajme

Itali/ Vihet në pranga 40-vjeçari shqiptar, pjesë e bandës italo-marokene

Policia italiane ka sekuestruar 15 kilogramë drogë dhe më shumë se 25 mijë euro gjatë goditjes së ditës së sotme ndaj një bande italo-shqiptaro-marokene.

Në këtë operacion janë angazhuar më shumë se 90 agjentë të antidrogës italiane. Hetimet kishin nisur një vit më parë kur një person u kap me kokainë.

Që prej atij momenti filluan ndjekjet, vëzhgimet, përgjimet dhe kontrollet për të gjurmuar rrjetin e trafikantëve të drogës që vepronte në qytetin e Novaras me degë në të gjithë Piemonten dhe Lombardinë, shkruajnë mediat italiane. 

Sipas policisë italiane grupi i trafikut të drogës transportonte 20 deri në 30 kilogramë marijuanë dhe një kilogram kokainë çdo muaj. Më pas ata ua shisnin trafikantëve të tjerë duke krijuar një rrjet mjaft fitimprurës.

Nga operacioni të policisë kanë rënë në pranga një 30-vjeçar, një 40-vjeçar dhe një 34-vjeçar përkatësisht me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene.

Pas arrestimeve, gjykata ka dhënë edhe 12 masa paraprake ndaj rrjetit të trafikantëve, ku katër persona janë lënë në burg, tre arrest shtëpie dhe pesë detyrim-paraqitje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME