Italia ka nisut sot zbatimin e masave lehtësuese ndaj Covid-19. Sipas vendimit të qeverisë, muzetë, teatrot dhe kinematë do hapen me kapacitet të plotë për publikun, nga ana tjetër, stadiumet do të pranojnë deri në 75% të sportdashësve ndërsa në ato të mbyllura deri në 60%. Në vendim, qeveria ka lejuar edhe hapjen e diskotekave, me 50% kapacitet.
Categories
Lajme