Categories Lajme

Italia heq kufizimet nga e hëna: Hapen teatrot, klubet e natës dhe sallat e sportit

Nga e hëna e 11 tetorit, qeveria italiane ka vendosur të lehtësojë kufizimet kundër përhapjes së koronavirusit. Zbutja e masave parashikon rihapjen e kinemave, teatrove dhe institucioneve të tjera kulturore duke përdorur 100 përqind të kapacitetit. Gjithashtu do të hapen sallat sportive dhe klubet e natës, edhe pse në kapacitet të reduktuar. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, deklaroi se vendi po hapet falë përdorimit të kartës jeshile, ndërsa njoftoi se e gjithë Italia ka kaluar në zonën e “bardhë”.

Tani e gjithë Italia është në zonën e bardhë, ne kemi ndërmarrë një tjetër hap përpara “por” askush nuk mund të thotë se lufta kundër virusit ka përfunduar. Nëse sot po shkojmë drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja” Autoritetet shëndetësore në Itali miratuan edhe dozën ë tretë përforcuese të vaksinës kundër Covid, për të gjithë personat mbi 60 vjeç.

Ndërkohë edhe Greqia nisi lehtësimin e masave, por për personat e vaksinuar. Ata do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm, pa përdorimin e maskës në restorante dhe klubet e natës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME