Categories Lajme

Italia nga nesër nis testimet që bëhen vetë në shtëpi

“Nga e hëna do të eksperimentojmë me 5 mijë teste që bëhen vetë”, njoftoi presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia, duke paralajmëruar mbërritjen e një risie të vërtetë të manierisë shëndetësore, e cila mund të ndihmojë shumë në luftën kundër koronavirusit.

Sipas Zaias, në këtë mënyrë, me shumë pak euro të shpenzuara ndryshon plani i shëndetësisë. Në fakt, me testet që mund të bëhen vetë, reduktohet një pjesë e peshës nga sistemet shëndetësore e madje edhe kostot. Sipas zyrtarit të OBSH-së, Ranieri Guerra, testet njëpërdorimshme të vetadministrimit, do të gjenden nëpër farmaci.

Italia regjistroi së fundi një nivel rekord prej 41,000 rastesh në ditë, ndërsa në mbarë vendin shtohen vdekjet dhe shtrimet ne spital. Këta të fundit po tejmbushen e së fundi, në spital të improvizuar Covid-i u kthye dhe pista legjendare e Formula Një në Monza. Në Cotugno, thuajse nuk ka më shtretër të lirë, ndërsa anë e mbanë vendit e përtej tij u bë virale videoja e pacientit më koronavirus, që dergjet i vdekur në banjën e spitalit.

Në fillim të vitit, Italia u kthye në epiqendër të pandemisë në Evropë, por arriti ta vinte nën kontroll me një karantinë të ashpër mbarëkombëtare, e cila erdhi duke u zbutur ndjeshëm gjatë verës, ndërsa javën e kaluar, të gjendura përballë valës së dytë të sëmundjes, autoritetet italiane vendosjen sërish masa të rrepta izolimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME