Categories Lajme

Italia regjistron 24 orët e fundit, mbi 3 mijë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 31 106 numrin total të të vdekurve. Nga të dhënat e fundit, autoritetet fqinje raportuan se sot janë shëruar nga virusi i rëndë 3502 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 112 541.

Gjithashtu, sot u regjistruan edhe 888 raste të reja pozitivë me Covid-19 për një total prej 222 104 që nga fillimi i pandemisë. Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 69 viktima për një total prej 15 185 që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive në rajon sot ishin 394 për një total që nga fillimi i krizës shëndetësore prej 83 298.Në Lombardi në terapi intensive ndodhen 307 pacientë, 15 më pak se dje. Të shëruar në Lombardi sot janë 1113 për një total prej 29 356.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME