Categories Lajme

Italianët marrin lajmin e mirë, qeveria heq detyrimin për maskat

Italia do ta heqë detyrimin për mbajtje të maskës në ambiente të jashtme, nisur nga 28 qershori. Qeveria tha se e mori vendimin pasi numri i rasteve me koronavirus dhe i shtrimeve në spital është në rënie. Detyrimi për maska është vendosur qysh në tetor të vitit të kaluar, kur Italia po hynte në valën e dytë të koronavirusit dhe autoritetet po luftonin për të frenuar infeksionet në rritje.

“Nga 28 qershori, ne do ta lëmë pas nevojën për të mbajtur maska jashtë, në zonat e bardha”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga kjo datë, e gjithë Italia pritet të shpallet zonë e bardhë, që nënkupton nivelin më të ulët të rrezikut nga koronavirusi. Tash për tash, 19 nga 20 rajonet e Italisë janë të bardha. Vetëm zona veriore Valle d’Aosta është e verdhë.

Vendime të ngjashme për maskat kanë ndërmarrë edhe shtetet e tjera evropiane, të tilla si Franca dhe Spanja, përkundër shqetësimeve për përhapjen më të shpejtë të variantit Delta të koronavirusit. Italia është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend ka regjistruar mbi 4.2 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 127,000 viktima.

Rreth 26% e italianëve janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa rreth 52% kanë marrë së paku një dozë të vaksinës./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME