Categories Lajme

Iu bllokua frymëmarrja duke konsumuar ushqim, humb jetën i burgosuri

Një i burgosur në Lezhë ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u mbyt duke konsumuar ushqim.

45-vjeçari Gezim Beneshi raportohet se duke konsumuar ushqim i është bllokuar frymëmarrja.

Sipas uniformave blu, i burgosuri është nisur urgjentisht me ambulance e institucionit, i shoqëruar nga stafi mjekësor, drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Raportohet se 45-vjeçari ishte me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’.

Gezim Beneshi ndodhej në qeli për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative” .

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE eshte marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekesore ‘Mjekim i detyruar ne nje institucion mjekesor’ per kryerjen e vepres penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i eshte bllokuar frymemarrja.

– Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me mase mjekesore ‘Mjekim I detyruar ne nje institucion mjekesor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2×1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete ne mengjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mengjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekesore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati I Policise Kavaje.

– Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit ,ku I eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete.

Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit I shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.

– Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal I Lezhes per ndarjen nga jeta te shtetasit Gezim Beneshi.

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME