Categories Lajme

Policia e Shtetit: Arrestime, heqje patente e gjoba, ky është bilanci i 72 orëve të fundit

Me qëllim marrjen e masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu ka kërkuar strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, që të hartojnë plane të detajuara masash, bazuar në analizat e shkaqeve për aksidentet e ndodhura në të gjithë vendin, si dhe mbi analizat e riskut për “njollat e zeza” për përfshirje në ngjarje rrugore.

Masat të konsistojnë në: – rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë Rrugore, në akset rrugore nacionale, duke përdorur makinat inteligjente dhe të gjithë bazën logjistike që Policia Rrugore ka në dispozicion, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit;

– koordinimin e veprimeve me shërbimet e Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në të gjitha rrugët urbane, për respektimin e vijave të bardha dhe të gjithë sinjalistikës rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar që strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, paralelisht me zbatimin e masave shtesë, të zhvillojnë edhe fushata ndërgjegjësimi, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave, me qëllim sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë 72 orëve, në të gjithë vendin:

-janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për përfshirje në ngjarje rrugore;

-janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 73 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 4 për shkelje të tjera;

-janë ndëshkuar me masa administrative 19 961 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME