Një gjykatë angleze dë noi 6 shqiptarë, që të gjithë emigrantë ilegal në Angli, për të cilët prokurori çështjes tha se ata u përfshinë në kultivimin e kan abisit sikur të ishte një fabrikë industriale.
Pasi pranuan ak uzat të 6 shqiptarët raporton Topchannel duke iu referuar mediave angleze, u dë nuan në total 5 vite e 5 muaj bu rg.
Të dënuarit janë: Xhuljano Bircaj, 28, Glen Rami, 28, Ervin Bajraktari, 31, Besmir Bajraktari, 32, Enea Sela, 24,dhe Andi Sela, 31.
Gjykatës Gloucester Crown Court iu tha se shqiptarët kishin shndërruar një ndërtesë me kushtet për të rritur kanabis.
Atyre iu kapën më shumë se 500 rrënjë kan abis me vlerë mbi 500.000 stërlina.
Prokurori i tha gjykatës po ashtu se gjithë shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Angli përmes kamionëve në kohë të ndryshme. Për të shlyer pagesën e shumën e paguar për të hyrë ilegalisht u përfshinë në mbjelljen e kanabist.
Gjatë vitit 2019 gjykatat angleze dë nuan 54 shtetas shqiptarë si të përfshirë në kultivimin e kan abisit./tch






