Categories Lajme

Iu vendos brenda i vëllai, pezullohet nga detyra shefi i policisë që doli te përgjimet e Bild

Pak kohe pas arrestimit te vellait te tij nga policia, pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga.Lajmin e ben me dije “News 24”, nderkohe qe kujtojme se vëllai i shefit te qarkullimit, u arrestua nga policia ne nje operacion te funalizuar se fundi, me akuzen për trafik droge. Policia e Shtetit organizoi një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe sot doli me një deklaratë zyrtare.

Në informacionin e Policisë së Shtetit, thuhet se midis të arrestuarve është edhe P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.Por “Panorama” raportoi dje se ai quhet Pajtim Aga dhe është vëllai i zyrtarit te policise ne Dibër, Robert Aga. Emri i Robert Agës u përfol jo pak vitin e shkuar për shkak se doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot” Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme. Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri.

Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME