Categories Lajme

‘Izolim urgjent dhe…’/ Thuajse e paprekur, sekretet e Turqisë për përmbajtjen ndaj koronavirusit

Turqia, e gjendur mes Europës dhe Kinës, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, është më pak e prekur nga Covid-19. Deri më tani, Ankaraja zyrtare ka konfirmuar vetëm dy raste, edhe pse në anën tjetër të kufirit turk, në Iran, epidemia raportohet t’u këtë marrë jetën rreth 500 personave. Por si ai doli Turqia të qëndronte thuajse e paprekur mes disa vatrave të virusit?

Gazeta “Si” iu drejtua Ambasadës Turke në Tiranë, për të mësuar më shumë për strategjinë që ndoqi qeveria turke.

Përfaqësues të Ambasadës i thanë Gazetës “Si” se hap i parë i Turqisë ishte evakuimi i qytetarëve turq nga zonat e prekura, dhe ndërprerja më pas e fluturimeve me Kinën. Po ashtu, sipas diplomatëve turq, Ankaraja po punon edhe për krijimin e një vaksine. Ambasada thotë se shkencëtarët turq kanë krijuar një test që zbulon brenda pak minutash nëse një pacient është ose jo me koronavirus.

“Një test i cili mban emrin “COVID-19 RT-qPCR” është krijuar nga shkencëtarët turq dhe tregon menjëherë rezultate me saktësi të lartë nëse je infektuar nga koronavirusi”.

“Më 27 janar, ne kemi evakuuar qytetarët tanë nga Hubei së bashku me një shtetase shqiptare, e cila ishte në mesin e qytetarëve nga disa vende të tjera. Ata janë vendosur në një karantinë pas mbërritjes në Turqi”, thotë ambasada në përgjigjen e saj. “China Southern ndaloi fluturimet për në Turqi në 24 janar, e ndjekur nga Turkish Airlines më 31 janar. Të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina u ndaluan më 3 shkurt”.

Sfida më e madhe për Turqinë do të vinte pas shpërthimit të epidemisë në Iran, ku qeveria akuzohet se po fsheh numrin real të viktimave, i cili mund të arrijë në 3000. Sipas raporteve, kufirin turko-iranian e kalonin çdo ditë plot 50 mijë vetë.

“Ne kemi ndaluar të gjitha fluturimet dhe kemi mbyllur kufijtë tanë me Iranin më 23 shkurt”, thekson ambasada për Gazetën. “Po ashtu, në kemi ndalur të gjitha fluturimet dhe kemi mbyllur kufijtë tanë me Irakun, Korenë e Jugut dhe Italinë më 29 shkurt. Duke filluar nga kjo datë, kushdo përveç shtetasve turq që ka udhëtuar në Kinë, Iran, Irak, Korenë e Jugut dhe Itali që nga 14 shkurt nuk është lejuar të hyjë në Turqi.”

Diplomatët turq i treguan Gazetës “Si” edhe për punën e shkencëtarëve në Ankara për të gjetur një vaksinë.

“Përveç masave paraprake që kemi marrë, shkencëtarët dhe studiuesit tanë po punojnë pa ndalesë në mënyrë që të gjejnë një kurë për këtë epidemi. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, ka krijuar një Bord Shkencor për të kryer hulumtime dhe për të ndjekur zhvillimet e fundit në lidhje me shpërthimin. Nën drejtimin e Bordit Shkencor, janë marrë masat e nevojshme paraprake për të mbrojtur qytetarët turq dhe janë kryer hulumtime shkencore për gjetjen e një vaksine”, thotë Ambasada për Gazetën “Si”./dosja.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME