Categories Showbiz

Ja çfarë do të ndodh me “Përputhen”

“Për’Puthen”, që nisi fillimisht si një rubrikë që transmetohej vetëm një herë në javë gjatë programit të së dielës në Top Channel, “E diell”, tashmë jo vetëm që do të vijojë të transmetohet nga e hëna në të premte pas “Ftesë në pesë” si zakonisht, por do të ketë edhe një tjetër hapësirë. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se “Për’Puthen”, duke nisur nga data 3 janar, do të transmetohet primetime, saktësisht në orarin e “Portokallisë”.

Siç ndodh zakonisht, programi i humorit mbyll sezonin televiziv në mbrëmjen e ndërrimit të vitit për t’u rikthyer në mars. Në kohën televizive të së dielës mbrëma do të vendoset programi-dating.

Faqja e emisionit në Instagram duket se e ka paralajmëruar këtë ndryshim duke postuar një foto të konkurrentes Melisa, ku shkruhet “Çfarë ka Melisa për të thënë? E zbulojmë më 3 janar”. Siç e thamë më sipër, “Për’Puthen” nisi transmetimin fillimisht si rubrikë brenda “E diell”, moderuar nga Nevina Shtylla.

Në sezonin televiziv të shtatorit, programi ndryshoi moderatore, ku Nevina u zëvendësua nga Bora Zemani, si edhe mënyrën e transmetimit, duke mos qenë më një rubrikë, por emision i mirëfilltë me takime çdo ditë.Takimet, sherret, skandalet dhe debatet e ashpra i kanë dhënë emisionit miliona klikime në Youtube e së fundmi edhe një nga oraret televizive më të lakmuara, të dielën mbrëma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME