Zvicra njoftoi sot një heqje të ngadaltë dhe progresive të kufizimit duke filluar nga 27 prill, për shkak të ngadalësimit të pandemisë COVID-19 në vend, i cili ka më shumë se 1 000 të vdekur. “Ne kemi qenë në gjendje të ngadalësojmë infektimet, spitalet nuk janë të mbingarkuara, gjë që është një lajm i mirë dhe tani do të jemi në gjendje të parashikojmë një lehtësim” tha presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Sipas një njoftim për shtyp nga Këshilli Federal, parukeritë, fizioterapistët, mjekët, luleshitësit, çerdhet apo madje edhe kopshtet, do të jenë të parët që do të mund të rifillojnë aktivitetet e tyre të cilat përfshijnë kontakt të vogël të drejtpërdrejtë, nuk shkaktojnë fluks të konsiderueshëm të njerëzve dhe për të cilat është e lehtë të vendosen plane mbrojtjeje. Shkollat, dyqanet dhe tregjet e tjera janë planifikuar të rihapen më 11 maj. Që nga 8 qershori, duhet të lejohen të rihapen edhe shkollat profesionale dhe të mesme, universitetet, muzetë, bibliotekat dhe kopshtin zoologjik, nga ana tjetër.
Rekomandimet e rrepta për distancën fizike megjithatë do të mbeten në fuqi dhe tubimet e mëdha publike janë të ndaluara deri në njoftimin e mëtejshëm. Në Zvicër, koronavirusi i ri ka vrarë më shumë se 1 000 njerëz dhe më shumë se 26 500 janë testuar pozitivë, që kur u zbulua rasti i parë më 24 shkurt në kantonin e Ticino-s, në kufi me Italinë, sipas shifrave të Zyrës Federale të Shëndetit Publik.