Categories Lajme

Ja kur do lejohet kalimi i shqiptarëve drejt Greqisë

Për shkak të pandemisë koronavirus, Europa dhe mbarë bota ka vendosur mbylljen e kufijve. Sot, pyetja më e madhe që bëjnë të gjithë është kur do të lejohet sërish lëvizja? Bashkimi Europian ka vendour hapjen e kufijve më 15 qershor, nëse situata për shkak të koronavirusit do të jetë e qëndrueshme dhe nuk do të ketë të papritura.

Kjo datë vlen edhe për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë. Burime nga Ministria e Jashtme thanë për “Gazetën SHQIP” se asnjë shqiptar nuk lejohet të kalojë drejt vendit fqinj para datës 15 qershor. Pra, lëvizja e lirë do të nisë pikërisht në datën e përcaktuar nga BE dhe kjo vlen edhe për shqiptarët që kanë mbetur në vendin tonë dhe duan të shkojnë në Greqi.

Ndërkohë, deri tani, në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve, kanë udhëtuar drejt Greqisë punonjësit sezonal dhe personat me emergjenca shëndetësore. “Zgjatet deri më 15.6.2020 në orën 23.00, vlefshmëria e ‘’Masave për ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të vendeve të treta, me përjashtim të atyre të shteteve të Bashkimit Europian dhe të Marrëveshjes Shengen, për kufizimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19’’, që ishin marrë me Vendimin e përbashkët me Nr Δ1α/ΓΠ.οικ. 19030/17.3.2020, të Ministrave të Mbrojtjes së Qytetarit, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brëndshme të Greqisë. Greqia përgatitet që të presë përsëri vizitorë! Që prej datës 15 qershor, hapen të gjitha hotelet dhe fillojnë gradualisht udhëtimet drejt Greqisë. Zgjedhim destinacionin dhe bëjmë valixhet gati”, thuhet në njoftimin e Amabasadës shqiptare në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME