Categories Lifestyle

Ja pse është mirë të zgjoheni herët

Siç edhe kishte thënë Benjamin Franklin, fjetja dhe zgjimi herët e bëjnë një njeri të shëndetshëm, të pasur e të mençur. Por, përveç nëse flini herët, zgjimi herët në mëngjes nuk është gjë e lehtë, ndonëse ofron përfitime të shumta shëndetësore. Shkenca i ka konfirmuar efektet e shumta pozitive që zgjimi herët i sjell:

Paqe dhe qetësi

Zgjimi nga gjumi para shumicës së njerëzve i ka avantazhet e veta. Nuk do të ballafaqoheni me trafik në komunikacion, me zhurma të ndryshme, prandaj edhe do ta shijoni qetësinë dhe paqen. Relaksohuni dhe dëgjoni mendimet tuaja, admirojeni mëngjesin dhe fillojeni ditën me disponim të mirë. Kjo do t’jua përmirësojë shëndetin mendor, do t’i rritë nivelet e oksigjenit në tru, do ta ulë shtypjen e gjakut dhe i lehtëson dhimbjet e migrenës.

Planifikimi dhe organizimi i ditës

Nëse zgjoheni më herët, do të keni më shumë kohë të mendoni dhe të organizoni. Nëse jeni më të organizuar, ju do të keni më pak stres dhe do të jeni më shumë produktiv.

Produktiviteti

Njerëzit që zgjohen herët janë më të përqendruar dhe disiplinuar, rrjedhimisht më produktivë. Këta njerëz janë më bashkëpunues, më këmbëngulës dhe kanë më shumë energji për t’i planifikuar më mirë aktivitetet.

Koha për shujtën e mëngjesit

Jemi duke jetuar në një botë ku gjithsecili është me nxitim për të shkuar diku, andaj gjithmonë kemi mungesë të kohës. Sidoqoftë, nëse zgjoheni më herët, ju do të keni më shumë kohë ta përgatitni mëngjesin, e cila është shujta më e rëndësishme e ditës. Përveç këtyre, zgjimi herët ndikon që të keni edhe gjumë më kualitativ, nota më të mira, pamje më të mirë fizike, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME