Categories Lifestyle

Ushqimet që duhet t’i hani nëse keni ankth

Ankthi është një nga sëmundjet më të zakonshme dhe të përhapura në ditët e sotme, pavarësisht se një pjesë e madhe e njerëzve nuk preferojnë të flasin për të. Kjo sëmundje prek dy herë më shumë gratë se burrat, por ka disa mënyra të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë në luftimin e tij.

I duhet kushtuar një rëndësi shumë e veçantë ushqimeve që konsumoni, sepse ato ndikojnë në hormonet e trupit që kanë lidhje me stresin, ankthin apo depresionin. Këto janë disa metoda që do ju ndihmojnë t’i mbani nivelet e tyre nën kontroll:

Balanconi nivelin e sheqerit në gjak

Kur konsumoni diçka të ëmbël trupi juaj punon në mënyrë të shpejtë për ta larguar sheqerin nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Kjo gjë është faktori kyç që ndikon në ankthin kronik. Në vend që të konsumoni produkte të tilla si buka, makarona, apo drithëra, duhet të hani më shumë fruta dhe perime që kanë karbohidrate dhe fibra natyrale.

I kushtoni rëndësi konsumimit të kafeinës

Njerëzit që vuajnë nga ankthi nuk kanë aftësi të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se efektet e saj zgjasin më gjatë. Kur merret në doza të larta një njeri mund të ndjehet nervoz dhe i irrituar, prandaj asnjëherë nuk duhet kaluar niveli normal i konsumit të kafeinës.

Rrisni sasinë e magnezit

Magnezi ka si rol kryesor stimulimin e neurotransmetuesve, të cilët transmetojnë informacionin në tru dhe rregullojnë përgjigjen ndaj stresit. Një nivel jo i përshtatshëm i magnezit mund të shkaktojë ankth dhe të reduktojë tolerancën ndaj stresit. Ushqimet që përmbajnë më shumë magnez janë perimet jeshile, farat e susamit dhe farat e kungullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME