Categories Lajme

Ja si e pësojnë 23 persona

23 persona nga 5 shtete të Europës janë arr.estuar si pjesë e një grupi ndërkombëtar të vj.edhjes dhe vandalizimit të trashëgimisë kulturore italiane. Banda kriminale gërmonte për sende të çmuara të periudhës antike greke dhe romake. Vlera e sendeve të konfiskuara prej tyre arrin në miliona euro. Policia europiane ka goditur një bandë kriminale ndërkombëtare të specializuar në vjedhjen dhe trafikimin e sendeve me vlera arkeologjike. Operacionet në pesë vende, si Italia, Franca, Britania, Gjermania dhe Serbia çuan në arrestimin e 23 personave dhe në konfiskimin e 10 mijë sendeve antike me vlerë disa milionë euro.

Grupi i drejtuar nga dy qytetarë të Kalabrisë ishte vënë nën përgjim prej vitit 2017 dhe operonte kryesisht në jug të Italisë. Në vëmendjen e tyre ishin vendet ende të paeksploruara nga arkeologët, mes tyre zona që datonin nga shekulli i 4-t dhe 5-të para erës së re.

“Për gërmimin klandestin të vendeve arkeologjike përdoreshin edhe ekskavatorë. Pjesa e gërryer brutalisht më pas analizohej me detektorë metalesh,” njoftoi të hënën policia italiane. Sendet me vlera historike dhe artistike si vazot prej qeramike, llambat me vaj, pjatat e vizatuara dhe argjendurina të tjera tregtoheshin më pas nëpërmjet sekserëve në Londër, Mynih, apo në qytetin e Vërshacit në Serbi. Një operacion i policisë italiane dhe zvicerane në vitin 2016 do të zbulonte sende të ngjashme antike me vlerë gati 9 milionë euro në pronësinë e një tregtari britanik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME