Categories Lajme

“Jam i frikësuar, s’dua të kthehem”, djali shqiptar që përjetoi dhunë e traumë në fëmijëri rrezikon dëbimin nga Anglia

Vetëm pak pasi mbushi 18-vjeç, Sameti, një djalë shqiptar, përballet me vendimin për dëbim nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai shkoi në Angli, ilegalisht, duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni, por tashmë frika më e madhe është dëbimi nga ky vend.

Fëmijëria e tij, shkruan Metro.uk ishte e mbushur me dhunë, frikë dhe detyrim për të lypur. Në moshën 11-vjeçare Sameti ishte i detyruar të dilte e të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15-vjeçare babai i tij, që njihej si trafikant, e mori atë në Bruksel ta shfrytëzonte.
Por, ai mundi të largohej dhe udhëtoi drejt Bristolit.

Aty ndenji për gjashtë muaj në shtëpinë e fëmijës dhe me pas jetoi me një burrë që u kujdes për të. Kujdestari John Stokes, njihej si person që kujdesej për fëmijët me probleme dhe kështu bëri edhe me Sametin. Gjatë kësaj kohe, ai e mësoi të bënte marangozin.

Por vetëm pak ditë pasi ai mbushi 18-vjeç, Zyra e Emigracionit i shkatërroi ëndrrat e tij, duke i bërë të ditur se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.

Ai mbeti pa fjalë kur mori letrën.

“U ndjeva i stresuar kur mora letrën dhe tani jam i frikësuar. Nuk dua të kthehem më në Shqipëri, shpresoj shumë që Zyrat e emigracionit të ndryshojnë vendimin e tyre. Bëj një jetë të mirë këtu së bashku me Johnin”– thotë ai.

Ndërkohë që kujdestari thotë se qeveria po hedh poshtë vendimet për të dhënë azil për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, derisa ata të mbushin 18 vjeç.

“Sameti ka qenë një “frymëzim” për djemtë e tjerë anglezë, sepse megjithë traumën që kaloi ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të rindërtuar jetën e tij”, thotë më tej kujdestari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME