Categories Lajme

”Jam i pafuqishëm, nuk e besoj dot”, futbollisti shqiptar braktis stërvitjen pas zhdukjes së Salas

Lajmi i zhdukjes së futbollistit argjentinas, Emiliano Sala ka tronditur që gjithë botën e sportit, veçanërisht pasi ditët kalojnë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Pasditen e djeshme policia ka ndërprerë kërkimet duke lënë të kuptohet hapur se është e pamundur të gjendet i gjallë.

Lojtari po udhëtonte nga Franca drejt Kardifit për të firmosur kontratën e jetës por një udhëtim me avion privat i ka ndërprerë gjithçka në mes.

Sala ka qenë pjesë e Nantës në Francë, ku disa vite më parë ka luajtur edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Ky i fundit e ka pasur shumë shok dhe nuk e kapërdin dot humbjen e tij.

Njohja dhe afrimiteti me argjentinasin në periudhën kur kanë luajtur bashkë te Nantes, ka bërë që shqiptari ta përjetojë keq këtë situatë.

Madje ai ka braktisur edhe stërvitjen me skuadrën e Sionit ku luan aktualisht pasi është shprehur se nuk ka fuqi nga tronditja.

Lenjani thotë:

“Jam i pafuqishëm. Nuk e besoj dot ende që është e vërtetë diçka e tillë. Nuk mund të thuash se ka qenë futbollisti më i mirë në botë, ama ishte vërtet luftëtar. Një njeri me dëshirë dhe vullnet për të punuar shumë që të arrijë ëndrrat e tij. 

Është e pabesueshme që të ndodhë diçka e tillë dhe të humbasë si të ishte një biçikletë. Ishte shumë i respektueshëm. I gjendem pranë familjes, duke menduar për të. Le të lutemi të gjithë, pasi kemi ende shpresë për shokun tonë Emiliano Sala”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME