Categories Lajme

“Janë evakuuar 318 banorë”/ Ministri i Mbrojtjes për situatën e përmbytjeve: Në Shkodër dhe Lezhë kemi përmirësime

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka deklaruar se situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë është përmirësuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Në një postim në Facebook, Peleshi bën me dije se është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale te Harku i Bërdicës në Shkodër.

Sipas Peleshit, deri më tani në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë.

Postimi i Niko Peleshit:

Lajm i mirë nga terreni. Situata në Shkodër e Lezhë ka përmirësim të konsiderueshëm në orët e mbrëmjes. Por puna po vijon pa ndërprerje, duke mos ulur vigjilencën as gjatë orëve të natës. Forcat e Armatosura do të vijojnë të qëndrojnë në zonat problematike deri në përmirësimin e plotë të situatës.

Është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale, te Harku i Bërdicës në Shkodër. Rreth 318 banorë në qarkun e Shkodrës janë evakuuar.

Kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme, bashkitë kanë fondet e mjaftueshme për të përballuar situata të tilla emergjencash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME