Categories Lajme

Jashtë parlamentit, por PD- LSI dhe PDIU i marrin 663 mln lekë nga KQZ

Nuk kanë mandate në parlament, por vijojnë të gëzojnë favoret që kishin prej numrave në kuvend.

KQZ do të shpërndajë këtë të hënë, 663 milionë lekë të vjetër, për Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PDIU-në.

Qeveria ka shkurtuar fondet për partitë pas tërmetit, duke dhënë 500 milionë lekë të vjetër më pak në total. Sipas llogarive të reja, të siguruara nga ABC News,  PD do të përfitojë rreth 390 milionë lekë (të vjetra), LSI rreth 200 milionë, ndërsa PDIU 74 milionë lekë.

Fondi do të jepet për të përballuar shpenzimet vjetore, sipas ligjit për Partitë Politike. Siç anëtari i KQZ, Bledar Skënderi i tha ABC Neës, se ligji e lidh financimin jo me qënine ose jo në parlament, por me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Gjithmonë rezultatet lidhen me zgjedhjet e fundit parlamentare, derisa këto parti politike kanë qenë pjesmarrëse në zgjedhjet e fundit të zhvilluara parlamentare marrin në bazë të vendeve të fituara në kuvend”, tha Bledar Skënderi.

Partia Socialiste do të përfitojë 634 milionë lekë, ndërsa shuma tjetër i jepet Partisë Social Demokrate të Tom Doshit, 53 milionë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME