Categories Lajme

Java që vjen rikthen shiun, por edhe reshjet e dëborës

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen. Kjo javë do të ndikohet kryesisht nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit me intensitet deri mesatar. Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.

Dita e martë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të izoluara shiu dhe bore.

Dita e mërkurë dhe enjte parashikohet të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët si dhe në lartësin mbi 300-400 në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Dita e premte parashikoeht të ketë mot me kthjellime dhe vanësira më të përqëndruara në veri dhe përgjatë relieveve malore. Në veri reshje shiu e bore të izoluara.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrtati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek kryesisht ditën e henë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME