Categories Lajme

Javë e kobshme në Prizren: 19 vjeçari, çifti nga Suedia dhe mërgimtari nga Zvicra të v rarë brenda pak ditëve

Durim e Suada Hadri u vranë më 20 janar në Prizren, çifti nga Suedia dyshohet se u privuan nga jeta pikërisht nga djali i tyre, A.Hadri. Nuk kaluan shumë ditë në këtë qytet u shënua një vrasje tjetër, një 19 vjeçar humbi jetën pas një përleshje me thika. Ndërsa, ende pa kaluar një javë, u vra edhe një person tjetër, e që ishte një mërgimtar nga Zvicra që erdhi për pushime në Suharekë, shkruan Gazeta Metro.

Java që lam pas ka qenë e kobshme për rajonin e Prizrenit. Tre persona në këtë qytet e një tjetër në Suharekë janë vrarë në rrethana ende  të panjohura.

Durim e Suada Hadri dyshohet se u vranë më 20 janar në shtëpinë e tyre në Prizren, ku kishin ardhur për pushime nga Suedia. Çifti i moshës rreth 50 vjeçare, u gjendën të vdekur vetëm dy ditë më vonë, e për këtë i dyshuar kryesor është biri i tyre, A.Hadri.

Ky i fundit raportohet se ishte në shtëpi me viktimat kur ndodhi tragjedia dhe pas kësaj, ai u largua për në Greqi pa lënë asnjë gjurmë, e pa u përgjigjur në thirrjet e familjarëve. Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar kanë filluar kërkimet për të, në mënyrë që të zbulojnë më shumë detaje rreth rastit, i cili deri tash mbetet i paqartë, shkruan Gazeta Metro.

Ende pa kaluar tronditja në këtë qytet, pas vrasjes makabre të dy personave, u shënua edhe një viktimë e që këtë herë ishte një 19 vjeçar. E.K natën e së dielës që lam pas u ther për vdekje nga dy persona të moshës 20 e 24 vjeçar, të cilët janë edhe vëllëzër mes vete.

Deri tash nuk dihen detaje se si dhe pse ndodhi kjo vrasje, mirëpo policia konfirmoi se dy personat në fjalë janë arrestuar dhe të njëjtëve, u janë sekuestruar dy thika.

“Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje”, thuhet në komunikatë.

Vetëm një ditë më vonë, e që i bie dje, në rajonin e Prizrenit më saktësisht në Suharekë, u vra edhe një person, shkruan Gazeta Metro.

SH.K i moshës 44 vjeçare u vra dje në fshatin Maqitevë nga S.A i cili në momentin kur shtiu dhe e kreu krimin, ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Deri tash dihet se rasti ndodhi për motive të ulëta, për një koment në rrjete sociale.

S.A është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, derisa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente për të kuptuar rrethanat se si erdhi deri tek vrasja.

Ndryshe, ky numër i madh i të vdekurve nga vrasjet e ndryshme vetëm në një rajon, shënon një shifër shqetësuese për Kosovën./gazetametro.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME