Categories Lajme

“Jemi skualifikuar pa asnjë arsye”, DVP Fier: Mes aplikantëve për patrullë policie edhe të dënuar

Pas denoncimeve në media të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme të Policisë së Shtetit, s’e ishin skualifikuar pa asnjë arsye reagon edhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Në një reagim zyrtar, DVP Fier sqaron se gjatë garës për Patrullë, një aplikant nëse nuk plotëson qoftë edhe një kriter të vetëm, skualifikohet.

“Sektori i Burimeve Njerëzore në DVP Fier i ka njoftuar me shkresë zyrtare aplikantët që nuk kanë plotësuar kriteret në lidhje me vendimin e skualifikimit, në total 21 persona, nga të cilët 5 për shkak të moshës dhe 16 për mosplotësim të pikës gjashtë germa f (të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje) dhe pikës nëntë (kriteri i besueshmërisë).”-shkruhet në reagimin e DVP Fier.

DVP Fier/Sqarim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, duke marrë shkas nga reagimet e disa shtetaseve në media, në lidhje me pretendimet e ngritura se janë skualifikuar padrejtësisht, duke mos iu dhënë mundësia për të vijuar në fazat e konkurrimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për Patrullë të Përgjithshme, ju bën me dije se:

Aplikantët, në bazë të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe urdhrit nr. 846, datë 15.09.2021, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duhet të plotësojnë kriteret e nenit 38 të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe të nenit 44 të VKM nr.1143, datë 09.12.2020, e ndryshuar. Gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit, nëse aplikantët nuk plotësojnë qoftë edhe 1 kriter të vetëm, ata skualifikohen.

Sektori i Burimeve Njerëzore në DVP Fier i ka njoftuar me shkresë zyrtare aplikantët që nuk kanë plotësuar kriteret në lidhje me vendimin e skualifikimit, në total 21 persona, nga të cilët 5 për shkak të moshës dhe 16 për mosplotësim të pikës gjashtë germa f (të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje) dhe pikës nëntë (kriteri i besueshmërisë).

Aplikantët, pasi janë njohur me vendimin e skualifikimit, kanë patur të drejtën e ankimimit të vendimit në Komisionin e Posaçëm të Ankesave të ngritur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, i cili i shqyrton ankesat e tyre brenda tre ditëve. Aktualisht pranë burimeve njerëzore në DVP Fier, nga 21 aplikantë të skualifikuar, 9 prej tyre kanë depozituar ankimimin e vendimit. Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron aplikantët dhe të gjithë qytetarët se ka zbatuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore gjatë fazës verifikuese të dokumentacionit të aplikantëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME