Categories Lifestyle

Jeni të interesuar për shumë gjëra njëkohësisht? Mësoni çfarë do të thotë kjo për ju

Ju mund të besoni se ajo çfarë i veçon njerëzit e suksesshëm nga të tjerët, janë idetë e mira dhe fati. Mirëpo, sipas hulumtimeve, njerëzit e suksesshëm lulëzojnë në jetë duke kombinuar aftësitë e tyre në fusha të ndryshme për të dalë në një zgjidhje unike Kjo i bën ata të veçantë. Bright Side ka mbledhur rezultatet nga ky kërkim intrigues se si të qenit një person me shumë interese/hobi njëkohësisht ju bën të shkëlqeni në fusha të tjera të jetës:

Kjo nuk do të thotë të jeni gjeneralist. Gjeneralistët janë njerëz që kanë njohuri dhe në fusha të ndryshme. Siç pohojnë kinezët, gjeneralistët janë “të pajisur me thika në të gjithë anët, por asnjë nuk është e mprehtë”. Të jesh gjeneralist konsiderohet një rrugë drejt mediokritetit dhe joefektivitetit. Ata thjesht përqendrohen në të mësuarit dhe të kuptuarit e një fushe specifike, transmeton class.

Mirëpo, si është të jesh një person me shumë interese?

Dijetarët ose studiuesit konsiderohen mjeshtra në fusha të shumta. Ata punojnë me shumë aftësi në fusha të ndryshme dhe pastaj i kombinojnë të gjitha për të dalë në një ide të jashtëzakonshme. Sot, interesat e shumëfishta janë më shumë dobi dhe jo dobësi. Këtu mund të lexoni disa përfitime nga të qenit një person me shumë interesa.

E mban fleksibël karrierën tuaj

Në këtë epokë të ndryshimit të vazhdueshëm, Inteligjenca Artificiale i ka lehtësuar punët. Njerëzit që kanë vite që ushtrojnë një aftësi të caktuar do të zëvendësohen me një teknologji të re e cila do t’i bëjë ata të papunë. Mënyra e vetme për të përballuar këtë është të jesh një person më shumë aftësi dhe të zgjerosh njohuritë dhe aftësitë në mënyrë që t’i përdorësh. Kompjuterët mund të jenë të mirë për të na zëvendësuar, por ata kurrë nuk do të jenë të aftë në gjykim dhe aftësi njerëzore.

Ju ndihmon të dalloni nga të tjerët dhe të fitoni më shumë

Kur ju studioni shumë për çdo fushë, kjo gjë ju ndihmon të dalloni nga pjesa tjetër dhe të fitoni më shumë. Kjo gjë ju bën gjithashtu një mendimtar strategjik dhe ju e përceptoni botën në një mënyrë më të mirë. Prandaj, në këtë mënyrë ju keni fusha të reja interesi për të eksploruar dhe investuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME