Categories Lajme

Jetoni në pallat të vjetër? Si të aplikoni për vendosjen e ashensorit apo rehabilitimin e fasadave

Pallati që shihni në foto ndodhet në rrugën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet dhe është një prej shumë pallateve të para viteve ‘90, ku banorët janë bërë bashkë dhe kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës për vendosjen e ashensorit.

Falë këtij bashkëpunimi banorë-Bashkia e Tiranës, sot ata kanë një ashensor që plotëson të gjitha standardet e sigurisë dhe të komoditetit, duke ua lehtësuar jetesën, veçanërisht të moshuarve dhe nënave të reja.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia. Kërkesat më të shumta kanë qenë për termoizolimin e fasadës, tarracës si dhe instalimi i ashensorëve.

Përmes një vendimi të këshillit bashkiak, për këtë vit është rritur vlera financimit si dhe për disa kategori shpenzimet do të paguhen 100% nga bashka e Tiranës si për kryefamiljarët me aftësi të kufizuar, kryefamiljarë pensionistë, kryefamiljarë me ndihmë ekonomike.

Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME