Categories Lifestyle

Jo vetëm fustane në festat e fundvitit, këto janë veshjet që do t’ju bëjnë të shkëlqeni

Nëse ende nuk e keni gjetur se çfarë do të vishni në natën e ndërrimit të viteve, në festën e punës apo në festa të tjera që nuk mungojnë këtë sezon, atëherë po ju japim disa ide. Këtë fundvit duhet të dukeni patjetër festive dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veshjes. Ja  disa sugjerime që do t’ju bëjnë të dukeni një yll i vërtetë.
Një kostum velvet
Nëse dëshironi të ndiheni më komode gjatë festës, zgjidhni një kostum. Copa velvet do t’i japë veshjes prekjen festive që ju duhet.
Një bluzë me temina
Nëse sërish nuk jeni fanse e fustaneve, jepini veshjes shkëlqimin që i takon me një bluzë me temina. Mund ta kombinoni me gjithçka që ju bën të ndiheni rehat.
Një fund me shkëlqim

Shkëlqimi nuk duhet të mungojë gjatë festave. Kombinojeni një fund të tillë me një bluzë sateni dhe do të rrezatoni shkruan Class.
Një fustan me pupla
Nëse teminat nuk janë stili juaj, atëherë zgjidhni një fustan me pupla. Nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar!
Një fustan tyl pa mëngë
Një fustan i gjatë tyl është një zgjedhje e mirë për festat ku edhe vallëzohet shumë
Një fustan me xixa dhe fruda shumëngjyrëshe
S’ka nevojë për fjalë.
Fustan velvet me temina
Çfarë bërtet me shumë “festë” se velvet + temina?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME